Skip to main content

Hadithe besimore dhe edukative për fëmijët tanë - (Allahu i Lartësuar i ruajtë!)

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

1). “Lutja është adhurimi më i mirë.”

2). “Besimi më i mirë është durimi dhe falja.”

3). “Kush hesht, shpëton.”

4). “Duaje për njerëzit atë që do për vete.”
5). “Njihe Allahun në rehati (bollëk), Ai të njeh në vështirësi (varfëri).”

6). “Dhuroni dhurata njëri-tjetrit do të duheni ndërmjet vete.”

7). “S`e falënderon Allahun, ai i cili s`i falënderon njerëzit.”

8). “Ai i cili pendohet nga mëkati është sikur të mos kishte mëkate.”

9). “Maturia është nga Allahu ndërsa ngutja është nga shejtani.”

10). “Tre (njerëzve) u pranohet lutja: prindërit, udhëtarit dhe atij që i është bërë padrejtësi.”

11). “Kënaqësinë e syrit tim e kam gjetur në namaz.”

12). Në qoftë se janë tri persona; mos të flasin dy pa të tretin (mos të distancohen nga i treti).”

13). “Mëshiroje atë që është në tokë, do të të mëshirojë Ai që është në qiell (Allahu).”

14). “Xheneti është njëqind shkallë; dallimi në mes shkallës së parë dhe të dytë është sikur dallimi në mes Tokës dhe qiellit.”

15). “Vepra më e mirë është namazi në kohën e vet.”

16). “Kujdesu për nënën, ngase Xheneti është nën këmbët e saj!”

17). “Me të vërtetë Allahu do, që kur ndonjëri prej jush të punojë ndonjë punë,

ta përsos atë.”

18). “Turpi është prej imanit (besimit).”

19). “Më të vërtetë Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën.”

20). “Të zgjedhurit tuaj janë ata që janë më të moralshëm.”

21). “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve dhe zemërimi i Tij është në zemërimin e prindërve.”

22). “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”

23). “Më i miri prej njerëzve është ai që është më i dobishëm.”

24). “Tezja është në pozitën e nënës.”

25). “Kur të ha dhe të pi ndonjëri prej jush, le të hajë dhe të pijë me dorën e ndjathtë, se me të vertetë shejtani ha dhe pi me dorën e majtë.”

26). “Me të vërtetë respekti është në veprat e mira.”

27). “Kur të vijë muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”

28). “Kur e dëgjon thirrjen (ezanin), atëherë përgjigju thirrësit të Allahut!”

29). “Kur të teshtijë ndonjëri prej jush, le ta vendos pjesën e sipërme të dorës mbi fytyrën e tij dhe le ta ulë zërin.”

30). “Kur të hidhërohesh, ulu.”

31). “Për çdo të dërguar ka pasur nga një lutje, me të cilën është lutur dhe i është plotësuar, ndërsa unë e ruajta lutjen time si shefat (ndërmjetësim) për umetin tim në Ditën e Kijametit.”

32). “Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj, se vërtet zëri i bukur ia shton bukurinë Kuranit.”

33). “Filloni nga e djathta kur t`i vishni rrobat dhe kur të merrni abdest.”

34). “Kur e takon njeriu vëllain e tij musliman, le t`i thotë: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.”

35). “Nëse ndonjëri prej jush gjatë ushqimit harron të thotë `Bismilah` le të thotë kur t`i kujtohet `Bismilahi euelihi ue ahirihi` - `Me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim.”

36). “Kur të thërret ezani për namaz, hapen dyert e qiellit dhe pranohet lutja.”

37). “Allahu e mëshiroftë një person, i cili kur flet, flet të dobishmen ose hesht dhe shpëton.”

38). “Kërkojini falje Zotit tuaj, se unë i kërkoj falje Allahut dhe tek Ai pendohem njëqind herë në ditë.”

39). “Më i keqi prej njerëzve është ai i cili vjedh në namaz; nuk e plotëson rukunë, nuk e plotëson sexhden e as përkushtimin.”

40). “Ushqeni të tjerët dhe flisni fjalë të mira!”

41). “Më i paafti prej njerëzve është ai i cili është i paaftë në lutje si dhe më koprraci prej njerëzve është ai i cili nuk jep selam.”

42). “Bereqeti i umetit tim është në mëngjes.”

43). “Jepja punëtorit pagën para se t'i thahet djersa!”

44). “Lidhe (devenë), pastaj mbështetju (Allahut)!”

45). “Përhapeni selamin mes jush; do të duheni njëri me tjetrin.”

46). “Me të vërtetë melekët i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia ndaj asaj që ai kërkon.”

47). “Vepra më e mirë është namazi në kohën e vet dhe respekti ndaj prindërve.”

48). “Dita më me vlerë tek Allahu është dita e xhuma.”

49). “Dhikri më i mirë është: “La ilahe il-la Allah” (Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut)", ndërsa lutja më e mirë është "El hamdulilah" (Çdo falënderim i përket Allahut).”

50). “Lëmosha më e mirë është dhënia ujë.”

51). “Kurani më i mirë është: "El hamdulilahi rabil alemin” (Çdo falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve)."

52). “Më i miri prej besimtarëve është ai i cili është më i moralshëm.”

53). “Fjala më e mirë është: "SubhanAllahi, uel hamdulilahi, ue la ilahe il-la Allahu uAllahu Ekber."

54). “Robi është më afër Zotit të tij kur është në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet!”

55). “Më i afërmi tek unë në Ditën e Kijametit është ai i cili është më i moralshëm.”

56). “Shpeshtoni lutjet duke kërkuar shpëtim!”

57). “Shpeshtoje këtë fjalë: "La haule ue la kuvete il-la bilah", ngase kjo është një nga thesaret e Xhenetit.”

58). “Shpeshtojeni salavatin për mua në natën dhe ditën e xhuma, se ai i cili dërgon një herë salavat për mua, Allahu do t'ia (llogaritë) dhjetë herë.”

 59). “Më i ndershmi prej njerëzve është ai që është më i devotshëm.”

60). “Nderoji flokët dhe kujdesu për to!”

61). “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë.”

62). “Largoje një të keqe (pengesë) prej rrugës se ajo është sadakë për ty.”

63). “Më të vërtetë ata që duhen për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit.”

64). “Besniku i këtij umeti është Ubejde ibën Xherrahu, radijAllahu anhu.”

65). “Më të vërtetë Allahu i Lartësuar është Falës dhe e do faljen.”

66). “Nëse dëshiron që zemra jote të zbutet; ushqeje një të varfër dhe ledhatoje kokën e një jetimi.”

67). “Unë jam i pari njeri që do të ndërmjetësoj për në Xhenet dhe unë do të kem më shumë se të gjithë të dërguarit pasues.”

68). “Me të vërtetë falënderuesit janë robërit e Allahut më me vlerë në Ditën e Gjykimit.”

69). “Më të vërtetë emri Selam është një emër prej emrave të Allahut të Lartësuar, andaj përhapeni atë (selamin) në mesin tuaj.”

70). “Me të vërtetë pesë namazet i pastrojnë (shlyejnë) mëkatet ashtu siç e pastron uji ndytësirën.”

71). “Me të vërtetë Allahu kur e do një familje fut butësi ndërmjet tyre.”

72). “Me të vërtetë Allahu ka përcaktuar që haku (e vërteta) të zë vend në gjuhën e Omerit, radijAllahu anhu, dhe në zemrën e tij.”

73). “Me të vërtetë Allahu më ka bërë rob bujar dhe nuk më ka bërë të ashpër e të vrazhdë.”

74). “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar kënaqet me robin e Tij, i cili kur ha ose pi e falënderon Allahun për këtë.”

75). “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar që kur e krijoi sëmundjen e krijoi edhe shërimin, andaj shërohuni!”

76). “Më të vërtetë Allahu që kur i krijoi krijesat shënoi me Dorën e Tij: "Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim."

77). “Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit.”

78). “Ai që udhëzon kah e mira është sikur ai që e punon atë.”

79). “Lutja e vëllait për vëllain e tij jo të pranishëm nuk refuzohet.”

Të gjitha hadithet janë nga libri sahihu xhamiu sagir me verifikim nga dijetari i madh Albani, Allahu e mëshiroftë!

Përktheu nga arabishtja: Ebu Bekr Ruli 

http://forumi.kurandhesunet.net
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more