Skip to main content

FIKU DHE ULLIRI, USHQIM DHE ILAQ !!

Allahu i Lartësuar betohet në fikun dhe ullirin në suren Tijn (Kaptinën e Fikut):
“Betohem për fikun dhe ullirin, që kanë begati të mëdha e dobi të shumta! Betohem për malin në të cilin Allahu i foli Musait! Betohem për qytetin e shenjtë të Mekës, shenjtërinë e së cilës e dëshmon çdo vizitor dhe kush hyn në të është i sigurt. Me të vërtetë njeriun e kemi krijuar në formën më të përsosur dhe e kemi pajisur me cilësitë më të bukura”. (Tin, 1-4).

Ndërsa në ajetin vijues thotë:
“Për të mirën tuaj kemi krijuar edhe drurin e ullirit, i cili mbin në krahinën e Turi Sinait (mali i bukur). Në frytet e kësaj peme ka vaj, prej të cilit nxirrni përfitime dhe e përdorni për të ngrënë!” (Mu’minunë, 20).

Ebu Dherri transmeton se i ka dhuruar Profetit alejhi selam një kosh me fiq ndërkohë ai i ka thënë:
“Hani” pasi hëngra, tha: “Sikur të thoja se një frut ka zbritur nga xhenneti (parajsa), do të thoja ky është.. Sepse fruti i parajsës është pa bërthamë, (farëra)”.
Ibn Abbasi lidhur me kuptimin e fikut dhe të ullirit sqaron:
“Ai është fiku juaj të cilin e hani dhe ulliri juaj prej të cilit nxirrni vajin”.
Gjatë leximit të sures Tin ajo që të shkon nëpër mend është: Pse Allahu i Lartësuar është betuar në këto dy pemë? Cila është lidhja ndërmjet fikut të ëmbël në shije dhe ullirit, i cili nuk është i tillë? Përpjekja për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje është besimi i thellë se çdo gjë që thotë Allahu është e vërtetë, e drejtë e qëndrueshme dhe patjetër që ka prapa një arsye të fortë përderisa Allahu i Lartësuar është betuar në to.

*Fiku dhe dobitë e tij mjekësore

Faraonët e kanë përdorur fikun në trajtimin e shumë sëmundjeve. Fiku përmendet në Berdijen Ijbrez 17 herë ku shpjegohet se është përdorur si zbutës për stomakun e shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e dy parazitëve të barkut e stomakut dhe shërimin e mëlçisë. Gjithashtu fiku ka gjetur përdorim për shërimin e mushkërisë, kanaleve urinare Belharisës e shumë sëmundjeve të tjera.
Ebu Bekër er-Razi ka thënë:
‘Fiku pakëson aciditetet në trupin e njeriut, shmang ndikimin e tij të keq, gjë e cila shpie në shfaqjen e sëmundjes së lisë, parandalimin e rrahjeve të zemrës, temperaturës.

Ibn Sina ka thënë: “Fiku është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato gjidhënëse, me të fashohen tumoret e ashpra dhe përdoret në formë gargareje me lëkurat e shegës … gjethet e tij janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes (lëkure) si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu në rastet e heqjes së barkut, dizanterisë dhe pastrimit të veshkave.
Ibn el-Bejtar ka thënë: “Lëngu i fikut është i ëmbël dhe i shëndetshëm. Gatimi i tij është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit si dhe tumorët në mushkëri.

*Dobitë mjekësore të fikut
Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.
Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

**Përdorimi i brendshëm
Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.
**Përdorimi i jashtëm
Për inflamacione të laringitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.
Për ulcerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Lëngu qumështor i këtij fruti është shumë i dobishëm. Ai shëron lythat dhe reumatizmin (vendet reumatike në trup), me të lyer dhe fërkuar vendet e sëmura me qumështin e saj).

Prej pranverës së vonshme e deri në vjeshtën mesatare, me qumështin e fikut (që del nga këputja e gjetheve), lyhen 2 herë në ditë vendet. Për reumatizmin lyhet direkt vendi i sëmurë, kurse lythat, pak para lyerjes, pickohen pak me një thonjëz të dezinfektuar, duke e përgjakur pak lythin, që të mund të depërtojë më mirë qumështi shërues, deri në rrënjët e lythës. Pickimi me thonj bëhet vetëm një herë në fillim, kurse me të lyer vazhdohet 3 ditë me radhë, nga 2 herë në ditë.

Kokrrat e fikut të njoma dhe të thata, shërojnë veshkat e sëmura dhe çaji përgatitet në këtë mënyrë ku merren 7 ditë me radhë nga 7 kokrra fiq të pjekur mirë, duke i ngrënë çdo ditë në mëngjes esëll.
Fiku është një frutë i këndshëm dhe shumë ushqyes. Përdoret i freskët, i thatë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme, si marmaratë, reçel, pekmez, bukëfiqe etj.
Fruti i fikut përmban shumë karbohidrate që në fikun e thatë arrijnë mbi 60% si albumina dhe yndyra. Fiku i njomë ka mjaft me vitaminë C, provitamina A dhe hekur. 100 gr fiq japin rreth 250 gr kalori.
I ndihmon shumë ata që vuajnë nga kapsllëku.

*Dobitë e ullirit
Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure.
Arabët e kanë njohur vlerën dhe dobitë e pemëve të ullirit që jetojnë rreth 2000 vjet. Kjo pemë është përzier me hurmat me pseudonimin pema e arabëve si në ushqim ashtu edhe në shërim.

Zoti i Lartësuar u betua në fikun e ullirin në suren Mu’minunë:
“Si dhe pemën që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë atyre që e hanë” (Mu’minunë 20) dhe thotë:
“As lindor as perëndimor ndërsa vaji i saj shkëlqen” (Nur 35).
Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Hani vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai vjen nga një pemë e bekuar” Transmeton Ibn El-Xheurij.
Për më tepër vaji është përdorur në mjekësinë arabe islame si purgative e antitoksik për shumë helme kaustike dhe një ndër elementet kryesore në shumë melheme e pomade mjekësore.
Ibn el-Bejtar ka thënë: Gjethja e ullirit ndalon që të shkojë milingona e ta hajë atë dhe n.q.s. gatuhet me lëngun e rrushit të papjekur deri sa të bëhet pak a shumë si mjalti vlen për të gjitha inflamacionet e gojës.
Daud el-Antaki ka thënë: “Gjethet e ullinjve të njoma nëse grihen e bëhen pastë me një lëng është më mirë se zinku për syrin. Nëse gjethja përtypet, shmang përkeqësimin e mishit të dhëmbëve dhe tumoret e grykës, nëse grihet e fashohet me të së bashku me lëngun që del nga grirja, parandalon sëmundjen e antraksit, inflamacionet, tumoret e ndërpret gjakderdhjen. Ndërsa kremi i vajit të ullirit shkëlqen lëkurën, parandalon rënien e flokëve, qetëson dhimbjen e kyçeve, shiatikun, rruazat e shtyllës kurrizore.

**Fakte shkencore
Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.
Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë.
Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.
Dihet se lënda e taninës që nxirret nga gjethet e ullirit përdoret në procesin e tharjes së lëkurave.
Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut. Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.
Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin. Kjo pasi është vërtetuar se vaji i ullirit është më i dobishëm sesa dhjami për shëndetin dhe më i lirë materialisht.

**Përdorimi i brendshëm
Për shërimin e kapsllëkut, përzënien e ithtësirave, aktivizimin e lirimin nga verdhëza (dembelizmi i mëlçisë) rekomandohet 1 lugë vaji ulliri çdo mëngjes esëll.
Për dhimbjet stomakut, dietat, gargarinën, përdoren gjethet e ullirit të ziera, mesatarisht një gotë.
Rritja e përqindjes së yndyrave në gjak, përdoret vaji i ullirit në ushqim në vend të dhjamërave e vajrave të tjerë në mëngjes esëll.
**Përdorimi i jashtëm
Shmang tumoret, bajamet dhe majasëllin. Përdoren tre kokrra ullinj pasi t’i kemi hequr bërthamat, më pas bluhen e vendosen aty ku duhet me napë.
Kundra lëkurës së ashpër, dobësimit të flokëve përdoret vaji si krem me masazh.
Në rastet e dobësimit të mishit të dhëmbëve e rrufës përdorim gjethet e ziera të ullirit në formë gargareje (përtypjeje) 3 herë në ditë.

***Fiku dhe ulliri, ushqim dhe ilaç
Fiku dhe ulliri së bashku përmbajnë sheqerëra, proteina, yndyra, vitamina, kripëra dhe aminoacide bazë. Ato e pajisin trupin e njeriut me të gjitha vitaminat ushqyese kalorike e energjike dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet. Është ky një nga sekretet e madhështisë së krijuesit të Lavdëruar e Lartësuar e mirësia e Tij mbi njerëzimin.

Përshtati: Mjekesia Islame



loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more