Skip to main content

Dy fëmijë në Luftën e Uhudit

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

Vëllezër dhe motra të nderuara, në një Ligjeratë të mbajtur nga një dijetarë i Afrikës së Jugut, dijetari përmendi një hadith të cilin desha ta ndajë me ju. Në të thuhet si vijon:

Në luftën e Uhudit, kur muslimanët tuboheshin për të shkuar në luftë, erdhën dy fëmijë (12 dhe 13 vjeçarë), njëri prej tyre quhej Rafi´ ibn Hatixh ndërsa tjetri Samra ibn Xhundub dhe kërkuan nga i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) që t´i lejojë të marrin pjesë në luftë, mirëpo i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) u tha që të kthehen dhe ata respektuan urdhërin e të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe u kthyen. Babai i njërit prej atyre dy fëmijëve të kthyer erdhi tek i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem dhe i tha:

" O i Dërguari i All-llahut, ti nuk i ke lejuar birit tim që të marrë pjesë në luftë dhe unë respektoj vendimin dhe urdhërin tënd. Vetëm se, biri im është shenjëtarë shumë i mirë dhe ndoshta shkathtësia e tij mund t´i ndihmojë Ummetit këtë ditë (SubhanAll-llah, athua ka kësi prindër sot ?!?)."

I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i lejoi birit të këtij Sahabiu që të merr pjesë në luftë. Kur dëgjoi fëmiu tjetër se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i kishte lejuar shokut të tij (fëmiut tjetër) që të marrë pjesë në luftë, ai u kthye prap dhe iu drejtua të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

" O i Dërguari i All-llahut, ti nuk na lejove që të marrim pjesë në luftë, mua dhe shokut tim dhe ne u kthyem, ndërsa tani ke lejuar Rafi´i-un për shkak të shkathtësive të tija në hark, mirëpo unë të betohem se, po që se na lejon që të mundemi, unë do t´a rrëzojë atë." (SubhanAll-llah, fëmijë 12 vjeçar)

I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alajhi ve Selem) i tha: " Në regull, ti thua se mund t´a rrëzosh atë? Thirre shokun tënd dhe ejani këtu për mundje."
[Dy Sahabe-fëmijë duke u mundur për të luftuar fisebilil-lah]

Dhe para syve të të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem), Samra mbajti fjalën e dhënë dhe rrëzoi Rafi´-un. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi dhe Selem) tha:

" SubhanAll-llah, ti pate të drejtë. Që të dy mund të shkoni."

Burimi: http://forumi.kurandhesunet.net
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more