Skip to main content

Depresioni, ja simptomat e tij

Jam në stres, jam në depresion...kush e di sa herë na bie që të dëgjojmë apo të themi këto fjalë.

Fjala depresion, në fakt ka shumë 'fytyra' dhe jo gjithnjë është e saktë në lidhje me një gjendje të caktuar mërzitjeje, shqetësimi, ankthi apo stresi.

Depresioni i vërtetë, shqetësimi mendor që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2020 do të jetë shqetësimi i dytë më i madh në vendet perëndimore, është ky:

Depresioni ka 4 fytyra
1. Depresioni reaktiv, i shkaktuar nga ngjarje traumatike, humbjet e njerëzve të dashur, vështirësitë ekonomike apo humbja e punës
2. Depresioni nervor, që ka të bëjë me personat që janë nën stres, që janë super të ndjeshëm apo që vuajnë duke fajësuar të tjerët për dhimbjen e tyre.
3. Depresioni i madh ose endogjen, ku individi fajëson veten për cdo gjë.
4. Depresioni i maskuar, i vështirë për t'u diagnostikuar, sepse manifestohet me shqetësime fizike të ndryshme.

Depresioni në katër format e tij, ka një seri simptomash. Sipas ekspertëve disa prej këtyre simptomave i hasim kollaj, por ka edhe të tjera që është shumë e vështirë për t'i pikasur.

Trishtim ose mërzitje
Irritim edhe për cështje pa rëndësi
Humbje interesi në aktivitetet e përditshme
Zvogëlim i interesimit për seksin
Pagjumësi ose gjumë i trazuar
Shpërqendrim, vështirësi në përqendrim, pavendosmëri
Apati
Mendime për vdekje apo për vetëvrasje
Sens faji, keqardhje për kohët e kaluara
Shtim në peshë
Shtim oreksi
Ngadalësim i aktiviteteve
Dhimbje shpine
Dhimbje koke
Astmë
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more