Skip to main content

DEMET QE I SHKAKTON DUHANI GJATE SHTATZANISE !!

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por ne do te përqendrohemi ne demet qe shkakton duhani ne shtatzëni dhe drejtpërdrejt ne shëndetin dhe zhvillimin e fëmiut ne barkun e nenës.

10 dëmet që i shkakton duhani në shtatëzani :

1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëni normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38-të.

2. Dëmtimi parakohe i membranës placentare: është dëmtimi ose derdhja parakohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.

3. Një zhvillim i vonuar intrauterin i embrionit: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë tek fëmija nëpërmjet gjakut por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës dhe mundësi të mëdha për teratogjenicitet.

4. Exitus intrauterinus: quhet vdekja e papritur e fëmijës në barkun e nënës.

5. Preeklampsia: një shtatzani e shoqëruar me rritje të tensionit te gjakut, shfaqje të proteinave në urinë, edemë të tepërt në trup, shikim të turbullt qe është treguese e një helmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

6. Hipertension arterial: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do të ndikohet negativisht.

7. Abrupscioni placentar: Është shkëputja parakohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa abrupcioni placentar është shkëputja e placentës kur fëmija është në barkun e nënës , gjë që shoqërohet me hemoragji të rrezikshme.

8. Sindroma e distresit respirator: është problemi i cili shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës pas lindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët të cilët lindin parakohe (premature) shihet më shpesh tek shtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan.

9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.

10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë.

Pra çka po pret: BRAKTISE DUHANIN


Burimi :www.facebook.com/MjeksiaIslame

demet nga duhani,duhani dhe shtatzania,demet e duhani ne shtatzani,shtatzani dhe duhani,demet ne shtatzani,duhani dhe demet ne shtatzani
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more